Haradinaj parasheh “revolucion” në rritjen ekonomike në Kosovë

Haradinaj parasheh “revolucion” në rritjen ekonomike në Kosovë

22 January 2019 15:26

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paraqitur në konferencë për media projektin e Countour Global për termocentralin “Kosova e Re” duke thënë se në Kosovë do të bëhet revolucion në rritjen ekonomike.

Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj ka thënë se janë siguruar financat nga vetë investitori dhe OPIC-u amerikan për projektin 1.3 miliardë eurosh dhe se shumë shpejt do të nisin punët në terren.

“Ky është projekti i paraqitur sot në qeveri. Projekti i Countour Global për termocentralin e ri, 1.3 miliardësh. Kur e nënshkruam para një viti, nuk ishte e arritur e imja, por e shumë qeverive dhe ekspertëve. Rastisi që në kohën time të nënshkruhet. Ky projekt e ka pa dritën. Ky është lajmi. Janë siguruar financat. Në mars nisin punët e terrenit. Për pak muaj nisin punët e ndërtimit.

E kemi shpallur këtë vit të ekonomisë. E kemi ditur pse. Rritja nuk do të jetë më 4 për qind ose 5 që po e paralajmërojmë, por mund të jetë 7. Do të jetë revolucion në rajon. Më në fund, sot mund të flasim qartë. E kemi termocentralin, po ndodh investimi. Urime Kosovë”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

sabiti23/01/2019 09:37

mund te jete vetem revolucion i ekonomise private te z. Haradinaj

Shto koment

Të ngjashme