Komisioni qeveritar për të pagjeturit kritikon punën e EULEX-it

Komisioni qeveritar për të pagjeturit kritikon punën e EULEX-it

30 January 2019 13:41

Qendra Burimore për Personat e Zhdukur ka mbajtur sot tryezë me temën “Çështja e personave të zhdukur – sfidat rreth identifikimit, situata aktuale në morgun e Prishtinës dhe planet për të ardhmen”.

Drejtori i kësaj qendre, Bajram Qerkinaj tha se është shqetësues fati i personave të gjetur, që vazhdojnë të qëndrojnë në morg. Mes tjerash tha se kjo temë është shumë e ndjeshme, dhe e lënë pas dore nga institucionet tash e sa kohë.

“Në e dimë se keq identifikimi apo varrimi klasik nëpër komuna është numër i madh. Ka trupa të cilët dihen se kush janë dhe nuk ju kthehen familjarëve, ka trupa që janë të luftës së dytë botërore. Është shumë çudi që nuk po ju kthehen familjarëve”, tha Qerkinaj, raporton KosovaPress.

Jahja Lluka, nga komisioni qeveritar për personat e pagjetur, tha se tema e personave të zhdukur është me shumë probleme.

Ai u shpreh se Qeveria nuk mundet e vetme ta zgjidh këtë problem.

“EUELX-i nuk ka kryer punë sa duhet, kur të vjen koha me fol për morgun do të flasim edhe për atë. Ne jemi shtet dhe duhet t'i marrim kompetencat. Kam kërkuar nga Arsimi që të kemi plan të saktë se kur do të filloj rivarrimi që ndodhen në morg që nuk kanë të bëjnë me luftën dhe të zhdukurit. Është siguruar një pjesë e varrezave në Dragodan, që ata që nuk kanë të bëjnë me këtë fakt të mos rrinë në morg. Unë besoj që njerëzit tanë në institutin e mjekësisë ligjore, ose do ta kryejnë punën ose do të shkojnë në shtëpi. Çështja e personave të pagjetur do të jetë temë e delegacionit. E ka thënë edhe Fatmir Limaj. Ne do të punojmë për ju. Për qeverinë e Kosovë prioritet janë personat e pagjetur”, tha Lluka.

Ai mes tjerash tha se deri në fund të marsit do të dorëzohet në komision parlamentar projektligji për të pagjeturit.

Lluka duke iu drejtuar një zyrtareje të EULEX-it, ka akuzuar këta të fundit, duke thënë se ata kanë mbajtur shumë raste të mbyllura për shkak të përfitimeve politike.

Antropologu në institutin e mjekësisë ligjore, Valon Hyseni tha se në fundin e vitit të kaluar është bërë një grup punues që i merr kompetencat e EULEX-it për të punuar në morg.

“Ne kemi filluar punën në morg, aty çdo ditë punohet”, tha ai.

Ndërsa, kryetar i komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Prenk Gjetaj ,u shpreh se morgu duhet të pastrohet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme