Delegacioni i PE-së njoftohet rreth reformave në Drejtësi

Delegacioni i PE-së njoftohet rreth reformave në Drejtësi

01 March 2019 15:23

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri u takua me delegacionin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian të udhëhequr nga David McAlister, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ai ata i informoi me politikat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë që ndikojnë direkt në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

Sipas tij , gjatë periudhës 16 mujore janë hartuar dhe miratuar apo në proces miratimi më se 21 projektligje ku janë mundësuar ndryshime substanciale në sundimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e institucioneve ligjzbatuese, duke mundësuar kështu edhe përmbushjen e Agjendës Evropiane dhe Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Sipas ministrit Tahiri, gjatë kësaj periudhe kanë nisur edhe procese reformuese siç janë Rishikimi Funksional i Sundimit të Ligjit dhe Agjenda “Drejtësia 2020”, si mekanizëm për koordinimin institucional në funksion të zbatimit të ligjeve në fuqi.

Tahiri ka theksuar se agjenda e masave kundër korrupsionit do të vazhdoj edhe me projektligjet për deklarimin e pasurisë ku synohet të racionalizohet dhe rritet numri i zyrtarëve publik që deklarojnë pasurinë, ndërkohë që Projektligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit do ta qartësoj mandatin e saj dhe fuqizoj rolin e këtij institucioni në luftën kundër korrupsionit.

Anëtaret e Komitetit u informuan nga ministri Tahiri edhe për Projekt Kodin Civil, që për herë të parë është hartuar në Kosovë, si masa ligjore më e rëndësishme pas Kushtetues e që synon kodifikimin e të drejtës civile në Kosovë, dokument i cili aktualisht është në kuadër të konsultimeve para se ti nënshtrohet miratimeve të nevojshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme