Dërgohet në Kuvend kërkesa për seancë të jashtëzakonshme ku do të shqyrtohet Projektligji për ndalimin lojërave të fatit Foto: Koha

Dërgohet në Kuvend kërkesa për seancë të jashtëzakonshme ku do të shqyrtohet Projektligji për ndalimin lojërave të fatit

27 March 2019 13:32

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se pas diskutimit dhe procesimit nga ana e Qeverisë për në Kuvendin e Kosovës të projektligjit për ndalimin e lojërave të fatit, sot e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës, kërkesën për Seancë të jashtëzakonshme me datë 3 Prill 2019 për shqyrtimin e këtij Projektligji.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin që ndalon lojërat e fatit. Përveç Lotarisë së Kosovës, asnjë kazino, bastore apo ndonjë objekt i kësaj natyre nuk do të mund të operojë më në vend pas miratimit të tij.

Projektligji, i cili u dërgua në Kuvend, parasheh ndalimin e lojërave të fatit për periudhën 10-vjeçare, raporton Koha.net.

Ndërkohë, kujtojmë se një peticion prej më shumë se 11 mijë nënshkrimesh të qytetarëve të Suharekës, të cilët kërkuan shfuqizimin e Ligjit për lojërat e fatit, është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës.

Iniciativa për peticion erdhi pas vrasjes që ndodhi në një kazino në Suharekë dhe një tjetër në Lipjan.

Vrasjet e fundit alarmuan qytetarët dhe deputetët e Kuvendit, të cilët javën e kaluar miratuan edhe një rezolutë për pezullimin e të gjitha lojërave të fatit.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme