EULEX-i i përkushtuar për zgjidhjen e fatit të të pagjeturve, u bën thirrje shqiptarëve e serbëve për ndihmë Foto: Koha

EULEX-i i përkushtuar për zgjidhjen e fatit të të pagjeturve, u bën thirrje shqiptarëve e serbëve për ndihmë

27 April 2019 11:44

Në Ditën Kombëtare për Personat e Pagjetur, EULEX-i i përkujton personat që janë zhdukur dhe gjendjen e vështirë të familjeve të tyre në rrugëtimin për ndriçimin e fatit të personave të pagjetur në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, EULEX-i përsëritë se gjetja e fatit të rreth 1650 personave të pagjetur vazhdon të jetë prioritet për Misionin.

"Familjet e personave të pagjetur mund të gjejnë ngushëllim vetëm atëherë kur të dinë fatin e të dashurve të tyre të pagjetur. Ne jemi këtu për t’iu ndihmuar institucioneve të Kosovës në procesin e gjatë dhe të ndërlikuar të identifikimit të saktë të personave të pagjetur, mënyrë kjo për të ecur përpara dhe njëkohësisht për të trajtuar të kaluarën ", tha Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou.

Ndonëse procesi i identifikimit është i një natyre të ndjeshme, të komplikuar dhe të gjatë, është jetike që ky proces të vazhdojë me qëllim që të gjenden përgjigje për fatin e të pagjeturve. Në këtë drejtim, EULEX-i u bën thirrje komuniteteve shqiptare dhe serbe të Kosovës që të ndihmojnë me dhënien e mostrave të gjakut për analiza të ADN-së për të lehtësuar këtë proces të rëndësishëm.

EULEX-i ka kryer dhe ka marrë pjesë në 631 operacione në terren për të gjetur, identifikuar dhe ri-ndërlidhur mbetje njerëzore. Një numër prej 507 viktimave janë kthyer tek familjet e tyre.

Përveç kësaj, dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX-i është duke kontribuar në modernizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore me qëllim që ta bëjë atë institucion profesional dhe të qëndrueshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme