EULEX-i shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë

EULEX-i shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë

17 May 2019 14:55

Për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë (IDAHOT), EULEX-i do ta ngre të valojë flamurin me ngjyrat e ylberit në selinë e tij për ta ritheksuar zotimin e BE-së për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të gjithë personave, pavarësisht identitetit gjinor apo orientimit seksual të tyre.

“Të drejtat fondamentale të personave lesbikë, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe interseksualë për mos-diskriminim duhet të jenë pjesë e mendësisë sonë; luftimi i diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor është element fondamental i përforcimit të sundimit të ligjit në Kosovë dhe, si i tillë, është përgjegjësi e secilit”, thuhet në komunikatë.

EULEX-i i inkurajon autoritetet kosovare që ta promovojnë barazinë dhe mos-diskriminimin ashtu që personat LGBTI në Kosovë të mund t’i gëzojnë në tërësi të drejtat e tyre të njeriut.

“Parimi i mos-diskriminimit është fondamental për Misionin tonë në Kosovë. Të drejtat e LGBTI janë të drejta të njeriut që i tejkalojnë kufijtë: secili ka të drejtë të jetë ai që dëshiron të jetë pavarësisht prejardhjes së tij identitetit gjinor apo orientimit seksual. Çiltërsia, toleranca dhe përfshirja janë besimet themelore evropiane”, tha Shefja e Misionit, Alexandra Papadopoulou.

EULEX-i i përshëndet zhvillimet pozitive të bëra deri tash në Kosovë, si dhe angazhimet e fuqishme të organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut në trajtimin e kësaj çështjeje të rëndësishme.

Ashtu siç e nënvizon slogani i këtij viti “Drejtësi dhe mbrojtje për të gjithë”, ky Mision do ta ngrejë zërin për ta vazhduar rrugëtimin kolektiv drejt shoqërive të cilat sigurojnë drejtësi dhe mbrojtje për të gjithë. Së bashku ne duhet të angazhohemi për shoqëri të drejta ku askush nuk lihet prapa.

Për ta shënuar këtë rast, Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini në emër të BE-së, deklaroi po ashtu se BE-ja e rithekson fuqishëm se diskriminimi kundër personave LGBTI i minon parimet më themelore të drejtave të njeriut të përfshira në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.

“BE-ja, krah për krah me shtetet anëtare të saj, do të vazhdojë ta mbështesë punën esenciale të këtyre avokuesve dhe nuk do të pushojë derisa të gjithë personat LGBTI të mund të jetojnë të lirë dhe të sigurt”, shtoi Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme