EULEX-i mohon raportimet për përfshirje në operacionin e Policisë së Kosovës në veri Foto: Reuters / ilustrim

EULEX-i mohon raportimet për përfshirje në operacionin e Policisë së Kosovës në veri

31 May 2019 14:57

Misioni i EULEX-it në Kosovë, përmes një komunikate ka mohuar përfshirjen e tij në operacionin policor "Kontrabanda" , të zhvilluar të martën që e lamë në disa lokalitete të Kosovës, që rezultoi me arrestimin e një numri policës, doganierësh e civilësh, të përfshirë në kontrabandë të organizuar.

Në komunikatë thuhet:

Për sa i përket raportimeve të fundit, të cilat janë publikuar sot në një numër të mediumeve, EULEX-i dëshiron të theksojë se ky Mision nuk ka qenë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë i përfshirë në operacionin e Policisë së Kosovës të quajtur “Kontrabanda”, i cili është kryer të martën që shkoi më 28 maj. Prandaj, s’do mend të kuptohet se asnjë pjesëtar i EULEX-it nuk është ndaluar për asnjë moment në lidhje me këtë.

Natyrisht, EULEX po kryen dhe do të vazhdojë t'i kryejë detyrat e veta në përputhje me mandatin që ka.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme