Haradinaj: Italia është partnere e rëndësishme në konsolidimin ndërkombëtar të vendit

Haradinaj: Italia është partnere e rëndësishme në konsolidimin ndërkombëtar të vendit

27 June 2019 16:56

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se me ambasadorin e Italisë kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Ai tha se kanë biseduar edhe për mundësinë e thellimit të partneritetit ekonomik si dhe për rolin dhe kontributin në vazhdimësi të Italisë në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO.

“Ne çmojmë kontributin e madh të Italisë dhënë Kosovës në shtetndërtim”, ka shkruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme