IKSHP-ja apelon te qytetarët për kujdes në ushqim në këto ditë të ngrohta Foto: Koha / ilustrim

IKSHP-ja apelon te qytetarët për kujdes në ushqim në këto ditë të ngrohta

03 July 2019 13:17

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po apelon në vazhdimësi për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit.

Për të mos rënë pre e helmimeve me ushqim, qytetarët janë të lutur të mos ushqehen kudo.

Sipas IKSHP-së, pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve.

Sipas të dhënave, çdo minutë sëmuren 44 persona, sot në botë sëmuren 23 milionë persona në vit nga ushqimi jo i sigurt dhe 4700 persona në vit vdesin për këtë arsye.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme