Lirohet i dyshuari për krime lufte në Krushë të Vogël Foto: Ilustrim/Koha/Alban Bujari

Lirohet i dyshuari për krime lufte në Krushë të Vogël

09 July 2019 10:26

Prishtinë, 9 korrik - Organet e drejtësisë në Kosovë e kanë liruar Millosh Petkoviqin, nga Krusha e Vogël e Rahovecit, i akuzuar për krime lufte ndaj popullsisë civile në atë fshat, raporton TV Mir në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.

Millosh Petkoviq ishte arrestuar në Hungari më 6 shtator të vitit të kaluar në bazë të një fletarresti rë lëshuar nga EULEX-i.

Deri më 17 maj Petkoviq kishte qëndruar në paraburgim në Hungari, kur iu dorëzua organeve të drejtësisë në Kosovë. Ky ishte rasti i parë i ekstradimit pasi Kosova mori nga EULEX-i proceset e krimeve të luftës.

Sipas TV Mir, mbrojtësi i Petkoviqit, avokati Lubomir Todoroviq, ka thënë se klineti i tij ishte arrestuar në bazë të një kallëzimi të rremë dhe se në gjyq y dëshmua se nuk ishte fajtor për krimet e kryera në Krushë të Vogël.

Todoroviq ka bërë të ditur se Petkoviqi ishte mbajtur në Burgun Special në Podujevë (bëhet fjalë për Burgun e Sigurisë së Lartë të Gërdovcit - v.j.) që nga momenti kur iu dorëzua organeve të drejtësisë së Kosovës, në Aeroportin e Prishtinës.

Masakra në Krushë të Vogël ka ndodhur më 26 masr të vitit 1999, kur u amasakruan 113 persona, ndër ta edhe disa fëmijë. Banorët e këtij fshati e kishin akuzuar bashkëqytetarët e tyre serbë, më shumë se 50 sish, për pjesëmarrje në maskër, rikujton TV Mir, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme