Vendimi eventual për hapjen e negociatave me Shqipërinë do të jetë i kushtëzuar

Vendimi eventual për hapjen e negociatave me Shqipërinë do të jetë i kushtëzuar

Augustin Palokaj Augustin Palokaj 28 September 2019 06:30

Vendimi i Këshillit të BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jetë në rend dite në takimin e ardhshëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, në mesin e tetorit në Luksemburg.

Grupet përkatëse punuese tashmë kanë përgatitur edhe draftet e konkluzioneve që do të miratohen në atë rast, por në to mungon fjalia kyç, ajo e cila do të formulonte vendimin formal, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë do të duhen pritur konsultimet mes shteteve anëtare, sepse, sidomos për Shqipërinë, ekziston ende një hezitim tek disa shtete.

Në draftin e përgatitur Shqipëria vlerësohet për punën që ka bërë në reformat e drejtësisë. Edhe pse nënvizohet nevoja që të vazhdojë puna aktive në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe dukurive të tjera negative, për të cilat ka shqetësim të madh në BE, megjithatë, vlerësohet gatishmëria e Shqipërisë që në këtë drejtim të tregojë rezultate dhe të bashkëpunojë me vendet dhe me shërbimet e Bashkimit Evropian.

Po ashtu, njihet aktiviteti i Shqipërisë për të zvogëluar dukurinë e kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në shtetet e BE-së, por kërkohet që të bëhet dhe më shumë, sepse kjo dukuri po krijon shqetësim tek disa shtete anëtare. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme