Kroacia mbështet hapjen menjëherë të negociatave me Shqipërinë

Kroacia mbështet hapjen menjëherë të negociatave me Shqipërinë

07 October 2019 13:55

Kroacia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj gjatë vizitës zyrtar në Zagreb pati një bashkëbisedim të hapur me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Cakaj thekson se në takim u dakorduan për të zbatuar objektivat e përcaktuara në kuadër të partneritetit strategjik të firmosur mes dy vendeve në dhjetor 2018.

Ai theksoi se Kroacia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe do të jetë një zë i fuqishëm jo vetëm në Këshill, por edhe gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së 2020 në përgjithësi.

“Ramë dakord për një qasje më dinamike dhe një bashkëpunim të shtuar në fushën e ndërlidhjes infrastrukturore, zhvillimit ekonomik dhe politikave të sigurisë. Kroacia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe do të jetë një zë i fuqishëm jo vetëm në Këshill por edhe gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së 2020 në përgjithësi”, u shpreh Cakaj./atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme