Stefanoviq: Serbia do të bëjë të pamundurën që të pengojë pranimin e Kosovës në Interpol

Stefanoviq: Serbia do të bëjë të pamundurën që të pengojë pranimin e Kosovës në Interpol

09 October 2019 15:28

Beograd, 9 tetor - Sipas ministrit të Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, Asambleja e Përgjithshme e Interpolit në Kil paraqet një sfidë jashtëzakonisht të rëndësishme për Serbinë. Në Asamblenë, që mbahet javën e ardhshme, Kosova do të provojë edhe njëherë të bëhet anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare të policisë.

"Delegacioni i Serbisë, të cilit do t\i prij unë, do të bëjë të pamundurën për të mbrojtur integritetin profesional të Interpolit, për respektimin e Rezolutës së Korelit që parasheh se vetëm vetëm anëtaret e Kombeve të Bashkuara dhe vëzhgueset në OKB mund të anëtarësohen në këtë organizatë ndërkombëtare të policisë, por edhe për mbrojtjen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB", është shprehur Stefanoviq gjatë një konference për sigurinë në Serbi, përcjell Koha.net.

Stefanoviq konsideron se një vendim potencial për pranim të Kosovës në Interpol do të shkaktonte përçarje në këtë organizatë

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme