Osmani takon diplomatët norvegjezë, këta i premtojnë ndihmë në dialogun Kosovë-Serbi

Osmani takon diplomatët norvegjezë, këta i premtojnë ndihmë në dialogun Kosovë-Serbi

09 October 2019 17:58

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka takuar diplomatët norvegjezë, Jens Erik Grondahl, Ambasador në Kosovë dhe Arne Sannes Bjornstad, Përfaqësues Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit diplomatët norvegjezë ritheksuan gatishmërinë e shtetit të tyre për të ndihmuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, përkrah BE-së dhe shteteve të Kuintit.

Osmani falënderoi Grondhalin dhe Bjornstadin për bashkëpunimin e deritanishëm Kosovë-Norvegji në rrafshin diplomatik dhe ekonomik.

Njëkohësisht, Osmani ripërsëriti qëndrimin e LDK-së për fqinjësi të mirë në Ballkan duke përfshirë gatishmërinë e LDK-së për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme