Degradimi i lumit Lepenc edhe sot nxiti protestë në Biti të Shtërpcës

Leonita Bajrami 11 October 2019 11:24
19:28

Degradimi i lumit Lepenc ka nxitur edhe një protestë të radhës, në fshatin Biti të Shtërpcës.

Nën moton “Uji është jetë, trajtojeni drejt”, banorët kërkuan që të mos u ndërpritet, siç e quajnë ata, burimi kryesor i jetës së tyre, raporton KTV.

E, kësaj radhe, bashkë me banorët e fshatit, u bashkua edhe Shoqëria civile.

Diana Metushi, në emër të OJQ-ve, tha se banorëve të Bitisë u është marrë e drejta për të vendosur mbi pronat e tyre.

E, në kundërshtim të ndërtimit të hidrocentralit ka dalë edhe Federata e Bjeshkatarëve “Alpinistët e Kosovës”.

Ndërkaq, gjatë protestës, banorëve të Bitisë u është premtuar ndalja e degradimit të lumit.

Më herët gjatë javës, Policia e Kosovës ndërhyri me dhunë mbi protestuesit.

E, për këtë arsye, Avokati i Popullit ka nisur edhe hetime.

Në protestën e cila u shpërnda e qetë, numri i policisë ishte më i shtuar e prezente ishin edhe njësite të KFOR-it.

Banorët e Bitisë së Shtërpcës po kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lepenc, pasi që, sipas tyre, askush nuk i ka njoftuar për punimet që do të kryhen aty.

Madje, të njëjtit kanë ngritur edhe padi ndaj Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

11:42

VV-ja në protestën kundër hidrocentraleve, premtojnë ndaljen

Protestës së qytetarëve kundër hidrocentralit në lumin lepec, i janë bashkuar edhe disa anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata kanë thënë se pas ardhjes së tyre në pushtet, futja e lumenjve në gypa do të ndalohet, raporton KTV.

Këtë deklaratë e ka bërë Ylli Rugova, nga Lëvizja Vetëvendosje i cili ka thënë që tashmë pas zgjedhjeve futja e lumenjve në gypa do të ndalohet.

11:24

Sërish protesta kundër hidrocentralit në lumin Lepenc

Sërish po protestohet kundër ndërtimit të hidrocentralit në lumin Lepenc.

Bashkë me banorët e fshtatit Biti të Shtërpcës kanë dalë edhe shoqëria civile dhe Federata e Bjeshkatarëve “Alpinistët e Kosovës”, raporton KTV.

Lexoni edhe: Banorët e Bitisë i vazhdojnë protestat edhe pas dhunës, përgatitet padi ndaj Ministrisë së Mjedisit

Motoja e tyre është “Uji është jetë, trajtoje drejtë”.

Në emër të shoqërisë civile ka folur Diana Metushi e cila ka thënë që dhuna që kanë përjetuar banorët e Bitisë ditë më parë ka bërë që protestës t'i bashkohen edhe OJQ-të.

Ndërkaq, sipas Arben Lilës, kryetar i Federatës së Bjeshkatarëve ata po protestojnë kundër shkatërrimit të florës e faunës në këtë pjesë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme