Vonesat në konfirmimin e Komisionit Evropian ndikojnë në angazhimin e BE-së në dialog

Vonesat në konfirmimin e Komisionit Evropian ndikojnë në angazhimin e BE-së në dialog

Augustin Palokaj Augustin Palokaj 12 October 2019 07:22

Sikur një tërmet politik është kuptuar në Bruksel vendimi i Komisionit për Industri dhe Tregti të Parlamentit Evropian për të refuzuar kandidaten nga Franca Sylvie Goulard për të qenë komisare për tregun e brendshëm.

Ajo ishte paraqitur dy herë para këtij Komisioni dhe, ndonëse kishte dëshmuar aftësi të mëdha për të ushtruar detyrën, nuk i kishte bindur ata se ka integritet personal që të ushtrojë detyrën e komisares, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo nuk kishte arritur t’i bindë se si ishte dashur të jepte dorëheqje nga posti i ministres në Francë pasi ndaj saj po bëhen hetime, ndërkaq mund të jetë komisare e BE-së. Dy grupimet më të mëdha politike, Partia Popullore Evropiane ( EPP) dhe Social demokratët (S&D) e kanë parë këtë si një standard të dyfishtë dhe me një dallim të madh votash e kanë rrëzuar.

Pasi prapa saj ka qëndruar personalisht presidenti i Francës, Emanuel Macron, dhe presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të dy këta ky vendim ishte një grusht i rëndë. Prandaj, tash diplomatët janë në pritje të reagimit nga Franca dhe përmendin rrezikun që të mos konfirmohet i tërë Komisioni Evropian.

Në fakt, Parlamenti mund ta konfirmojë vetëm Komisionin e tërë si ekip me 27 komisarë e jo vetëm pjesërisht. Liberalët, pjesë e të cilëve janë edhe Goulard dhe presidenti Macron, e kanë quajtur këtë vendim si një “vendim i motivuar nga interesat e ngushta politike”, ndërsa në Bruksel gjithnjë e më shumë flitet për një hakmarrje nga ana e konservatorëve të udhëhequr nga Manfred Weber, pasi Macron kishte rolin kryesor që ta parandalojë zgjedhjen e Weberit për president të Komisionit Evropian edhe pse ai ishte “Spitzen kandidat” (kandidat udhëheqës) i EPP-së fituese në zgjedhjet evropiane. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme