Franca bllokon vendimet për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Franca bllokon vendimet për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Augustin Palokaj Augustin Palokaj 16 October 2019 06:26

Edhe një grusht i rëndë u është dhënë aspiratave të vendeve të rajonit të Ballkanit për përparim drejt integrimit në BE pasi ministrat e vendeve anëtare dështuan që në takimin e tyre në Luksemburg, të martën, ta miratonin vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ky vendim u ishte premtuar disa herë këtyre vendeve kandidate për të cilat Komisioni kishte konfirmuar se i kishin përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Presidenca Finlandeze e BE-së kishte përgatitur draftin e konkluzioneve, duke nënvizuar përparimin e arritur nga të dyja shtetet, por edhe pikat ku duhet të punohet më shumë. Në fund të atij teksti propozohej që të miratohej vendimi për nisjen e negociatave, por që konferenca e parë në të cilën kjo do të ndodhte të zhvillohej në pjesën e parë të vitit që vjen, dhe deri atëherë do të duhej përmbushur edhe disa kushte.

Maqedonia do të duhej të miratonte ligjin për Prokurorinë Speciale, ndërsa Shqipëria të vazhdojë përparimin në luftën kundër krimit të organizuar, në procesin e vetingut të gjykatësve dhe të shtojë përpjekjet për të ndalur emigrimin ilegal të qytetarëve të saj nëpër vendet e BE-së, ku kërkojnë pa bazë strehim politik. Por këto dokumente ishin përgatitur kot, sepse ato nuk u miratuan.

(Artikullin e plotë mund ta lexoi sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme