E diela me “Koha Ditore” u kushtohet lumenjve të Kosovës që po zhduken nga hidrocentralet

Ridvan Hamza Ridvan Hamza 19 October 2019 23:00


“Lamtumirë lumë!”

Ky është titulli në ballinën e të dielës me Kohën Ditore, që për temë kryesore ka futjen në gypa të rrjedhës së lumenjve për funksionalizimin e hidrocentraleve dhe luftës së banorëve që të parandalohet një gjë e tillë.

Në temën e javës kuptoni për bazën ligjore të funksionimit të tyre, se çka po e stimulon investimin në hidrocentrale dhe qëndrimin e organizatave për efektin e tyre në mjedis.

Një tjetër shembull i degradimit të mjedisit, vjen në reportazhin nga Lumbardhi i Prizrenit.

Rubrika Kosovarçe, këtë të diel i kushtohet rrugës së trëndafilave nga Kenia në Kosovë.

Me një botë sekrete nën kryeqytetin e Meksikës, njoftoheni në reportazhet nga bota, ku gjithashtu mësoni se pse në Suedi është temë tabu ta pyesësh dikë se sa para fiton.

Në faqet e kulturës, njoftoheni me grupin “The King’s Singers” dhe artistin që nuk hesht ndaj politikave shtetërore, Somer Spat.

Arsyet se pse futbollisti Mërgim Pefqeli po njihet si hero i minutave të fundit dhe një profil i talentit Rijad Bytyqi, janë vetëm dy prej artikujve në faqet e sportit.

Jo vetëm këto, por edhe shumë materiale të tjera, janë si zakonisht në mbi 80 faqe të së dielës me Kohën Ditore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme