Prindërit, të gatshëm t’i bashkohen fushatës kundër narkotikëve tek të rinjtë

Prindërit, të gatshëm t’i bashkohen fushatës kundër narkotikëve tek të rinjtë

21 October 2019 15:00

Shefi i TaskForcës AntiDrogë dhe Siguri në Shkolla, Avdullah Hasani, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e fushatës shtetërore kundër narkotikëve tek të rinjtë, që do të fillojë së shpejti, ka pritur në​ një takim Kryetarin e Këshillit Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, ku kanë biseduar për rolin e këtij këshilli dhe prindërve në luftën kundër parandalimit së shpërndarjeve dhe konsumimit të narkotikëve tek të rinjtë.

Hasani u shpreh se “pa kontributin dhe rolin e prindërve e sidomos ndikimin e tyre që kanë tek fëmijët e tyre, nuk do të mund të ketë suksese asnjë fushatë shtetërore ku janë të përfshirë të rinjtë, e as edhe fushata kundër narkotikëve tek të rinjtë që pritet të fillojë në nivel kombëtar”.

Tutje, ai tha se prindërit mund të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre, sidomos duke bashkëbiseduar dhe informuar fëmijët e tyre për dëmet që shkaktojnë narkotikët.

Ndërsa kryetari i Këshillit Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, ofroi bashkëpunimin konkret të prindërve që t’i bashkohen fushatës kundër narkotikëve tek të rinjtë dhe siguri në shkolla, duke u bërë pjesë aktive e saj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme