Ahmeti thotë se vdekja e Deharit është përgjegjësi e rëndë ligjore e politike Foto: Driton Paçarada

Ahmeti thotë se vdekja e Deharit është përgjegjësi e rëndë ligjore e politike

27 October 2019 11:34

“Astriti ka vdekur derisa do të duhej të ishte nën ‘përkujdesje’ të shtetit. Kjo në vete është përgjegjësi e rëndë ligjore e politike”.

Kështu ka deklaruar kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, në një postim në Facebook.

Ahmeti ka thënë se në kohën sa Astrit Dehari është mbajtur në burg, nuk ka pasur aktakuzë dhe as intervistim zyrtar.

“Përgjegjësi për vdekjen e tij sa ka qenë në mbajtje nga shteti, nuk ka marrë askush as në udhëheqësinë e burgut, e lëre më në udhëheqësinë shtetërore. Tani, po vërtetohet që dikush ka pasur interes që e vërteta të mos zbulohet e tëra. E vërteta nuk mund të fshihet pafundësisht. Hetimin e plotë, të pavarur dhe me ekspertë të pavarur, ua kemi borxh jo vetëm Astritit, gruas e vajzës së tij e familjes Dehari, por ia kemi borxh secilit qytetar të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme