Ursula von der Leyen kundër Macronit rreth Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

Ursula von der Leyen kundër Macronit rreth Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

08 November 2019 20:24

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi se është shumë e një rëndësie kyçe që Ballkani të lidhet sa më shumë që të jetë e mundur me BE-në.

Sipas Politico-s, von der Leyen deklaroi se çelja e një rruge të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka “peshë të madhe strategjike” për bllokun.

Deklarata e saj erdhi pas një takimi të zhvilluar me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin. Von der Leyen që pritet ta nisë mandatin në 1 dhjetor, deklaroi se Shkupi dhe Tirana kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të përmbushur kërkesat që BE-ja ka pasur për ta, dhe shtoi se ajo vetë do të kërkojë mënyra alternative për të forcuar lidhjet me të dy vendet.

Lexo edhe: Macroni pranon se hapjen e negociatave me Shqipërinë nuk e deshi gjysma e BE-së

“Për sa kohë që nuk është e mundur të çelen bisedimet e anëtarësimit, unë do të përdor të gjithë energjinë time për zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do t’i lidhin gjithmonë e më shumë këto vende me bllokut përmes një bashkëpunimi të ngushtë”, ka deklaruar von der Leyen.

“Nëse nuk e bëjmë këtë, të tjerët do të shfrytëzojnë këtë vakum dhe ne nuk duam që kjo të ndodhë”, ka shtuar më pas ajo, përcjell tch.

Nisja e mandatit të shefes së re të Komisionit Evropian është vonuar pas refuzimit të tre kandidatëve për komisionerë. Një ditë më parë, ai që bllokoi dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, presidenti francez Emmanuel Macron theksoi edhe një herë për “The Economist”, se Bashkimit Evropian i duhet të reformojë një herë procedurat e anëtarësimit përpara se të hapë negociatat me të dy vendet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme