Gjendet në Fushë Kosovë Remzije Mustafa Foto: Koha

Policia thotë se Remzije Mustafa u gjet në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë

Mehmet Krasniqi 14 November 2019 20:47
21:29

Remzije Mustafa e cila ishte zhdukur që nga 7 nëntori është gjetur në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ndonëse ajo fillimisht u raportua se u është gjetur në Fushë Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai thotë se në vendngjarje është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukurës.

“Policia në ora 20:26, në një shtëpi të pabanuar në rrugën 'Sali Nivica' në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzije M. Policia është në vend ngjarje, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukurës. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim”, ka thënë ai.

20:47

Gjendet në Fushë Kosovë Remzije Mustafa

Është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, Remzije Mustafa nga Prishtina, e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga 7 nëntori.

Familjarët kanë konfirmuar për KTV-në se 59-vjecarja është gjetur në Fushë Kosovë.

Remzije Mustafa ishte raportuar e zhdukur që nga data 7 nëntor. Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se që nga dita e raportimit bashkë me familjarët kanë bërë përpjekje për gjetjen e saj, por deri sot kjo ishte e pamundur.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme