Mbyllet rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit Foto: Koha

Mbyllet rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit

14 November 2019 21:34

Ministria e Infrastrukturës njofton se përkohësisht do të bëhet mbyllja e rrugës Brezovicë - Qendra e Skijimit.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit informon publikun se për shkak të fillimit të asfaltimit të segmentit të rrugës R210 (Brezovicë - Qendra e Skijimit), që nga 15 e deri më 17 nëntor 2019, në këtë segment rruga do të jetë e pakalueshme për qarkullim për të gjitha automjetet. MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme