Fluidi paralajmëron padi ndaj kompanisë sllovake që keqpërdori “Jaffa Champion” Artikull i Sponsorizuar

Fluidi paralajmëron padi ndaj kompanisë sllovake që keqpërdori “Jaffa Champion”

18 November 2019 18:59

Përmes një komunikate për media kompania “Fluidi” njofton publikun se gjatë ditëve të fundit ka ndodhur një keqpërdorim i ambalazhit të produktit Jaffa Champion në paketim dy litërsh të cilin e prodhon kompania në fjalë.

“Fluidi” thotë se kompania sllovake “Promax Stav” nga Republika e Sllovakisë, përkatësisht nga qyteti i Bratisllavës ka blerë produkte dy litërshe Jaffa Champion në Republikën e Maqedonisë me ç’rast të njëjtat më pastaj i zbrazur po në këtë shtet duke i mbushur me produkte të duhanit dhe rëre (duke i dhënë peshën e njëjtë që kanë pasur lëngjet në fillim) me qëllim të kontrabandimit të produkteve të duhanit në shtetet e Evropës.

I njëjti më pastaj është kapur nga autoritetet hungareze në hyrje të kufirit të atij shteti.

“Fluidi” distancohet nga ky rast dhe thotë se është palë e dëmtuar, derisa paralajmëron edhe padi për këtë veprim të kompanisë sllovake “Promax Stav”.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë sqarimin e Fluidit:

Image

(Artikull i Sponsorizuar nga Fluidi)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme