Haradinaj: Minishengeni - zgjerim i influencës ruse e kineze në Ballkan Foto: Koha / ilustrim

Haradinaj: Minishengeni - zgjerim i influencës ruse e kineze në Ballkan

19 November 2019 15:10

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk duhet ta pranojë idenë e Minishengenit Ballkanik.

Ai ka deklaruar se Minishengeni është vetëm zgjerim i influencës ruse dhe kineze në Ballkan, transmeton KTV.

“Minishengeni për të cilin po na ftojnë Vuçiqi, Rama e Zajevi është vetëm zgjerim i influencës ruse dhe kineze në Ballkan. Nuk është interes i Kosovës dhe Evropës. Rusia dhe Kina janë të instaluara në të gjitha aspektet në Beograd. Kur ne bëjmë rregulla të njëjta me automatizëm kjo influencë zgjerohet në vendet tona. A ka interes Kosova që kjo influencë të zgjerohet në Kosovë, jo pra nuk është në interes tonin”, ka thënë Haradinaj, pas takimit me ministrin italian të Mbrojtjes, Lorenzo Guerini.

Haradinaj u shpreh sërish optimist për liberalizim të vizave. Ai ka thënë se nuk ka asnjë kuptim që tash të flitet për zgjedhje të reja në Kosovë, pasi duhet implementuar rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme