Çdo zvarritje e Ligjit për Paga është dëshpëruese, thotë Ismaili

Çdo zvarritje e Ligjit për Paga është dëshpëruese, thotë Ismaili

05 December 2019 20:30

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili është shprehur i zhgënjyer që Ligji i Pagave është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit.

Sipas Ismailit, çdo zvarritje është dëshpëruese, pasi kanë bërë punë të madhe me mjekët e infermierët që të bëhet ky ligj dhe stafi mjekësor të ketë pagë të dinjitetshme.

“Tejet i zhgënjyer me zvarritjen e procesit të pagave për profesionistët shëndetësorë, të cilët prej këtij muaji është dashur t’i marrin me rritje. Pas një angazhimi të veçantë dhe një pune të gjatë, bashkë me mjekët dhe infermierët kemi bërë të pamundurën për të siguruar paga të dinjitetshme për profesionistët shëndetësorë”, ka shkruar Ismaili në një postim të tij në rrjetin social Facebook.

“Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve, të cilët po mundohemi t’i mbajmë në Kosovë. Ashtu si në ditën e parë, edhe sot jap mbështetjen time të plotë për këtë ligj. Çdo zvarritje është dëshpëruese. Punëtorët shëndetësorë kanë pritur gjatë dhe vendimi duhet të vijë sa më parë”, ka thënë më tej ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme