Ligji për paga dërgohet në Kushtetuese, Avokati i Popullit kërkon masë të përkohshme për zbatim Foto: Koha

Ligji për paga dërgohet në Kushtetuese, Avokati i Popullit kërkon masë të përkohshme për zbatim

Sanie Jusufi Sanie Jusufi 06 December 2019 07:00

Vetëm pesë ditë pasi ka hyrë në fuqi Ligji i ri për paga, Avokati i Popullit e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

Këtij institucioni i është kërkuar që të vendosë masë të përkohshme ndaj zbatimit të këtij ligji. Pasi sipas Avokatit të Popullit është e nevojshme që të mbrohet interesi publik për të evituar dëmet e pariparueshme, që do të mund të shkaktoheshin nga zbatimi i Ligjit për paga, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo kërkesë është bërë pasi Avokati i Popullit ka pranuar 35 ankesa nga subjekte të ndryshme të sektorit publik të parashtruar kundër Ligjit për paga, duke përfshirë këtu edhe ankesat nga punëtorët në shëndetësi, arsim, polici dhe në shërbimin civil.

“Duke marrë parasysh faktin se ka një numër të madh ankesash nga subjekte të ndryshme të sektorit publik, Avokati i Popullit konsideron se ekziston interesi publik që pajtueshmëria e këtij ligji me Kushtetutën të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në komunikatën e Avokatit të Popullit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme