Kosovarët do të vaksinohen kundër gripit sezonal me dy muaj vonesë Foto: Koha

Kosovarët do të vaksinohen kundër gripit sezonal me dy muaj vonesë

Norë Shabani 06 December 2019 07:30

Me dy muaj vonesë, krahasuar me vitin e kaluar, kosovarët do të kenë në dispozicion vaksinat kundër gripit sezonal. Ndonëse sipas organizatave të shëndetësisë vaksinimi kundër gripit sezonal duhet të bëhet në fillim të sezonit, kjo sivjet nuk u është mundësuar kosovarëve.

Vaksinat, sipas Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), do të arrijnë në Kosovë të premten (sot), ndërkohë që shpërndarja e tyre do të fillojë tek në fillim të javës së ardhshme. Vitin e kaluar, sipas një njoftimi të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), vaksinat kishin filluar të shpërndaheshin më 5 tetor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, vaksinat kundër gripit sezonal duhet të merren deri në fund të tetorit.

“Ju duhet të merrni një vaksinë kundër gripit përpara se viruset e gripit të fillojnë të përhapen në komunitetin tuaj, pasi duhen rreth dy javë pas vaksinimit që antitrupat të zhvillohen në trup dhe të sigurojnë mbrojtje nga gripi. Bëni plane për t’u vaksinuar në fillim të vjeshtës, përpara se të fillojë sezoni i gripit. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që njerëzit të marrin një vaksinë kundër gripit deri në fund të tetorit”, thuhet në një dokument të publikuar të kësaj Qendre.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme