Maloku: Ngërçi politik, artificial dhe i panevojshëm

Maloku: Ngërçi politik, artificial dhe i panevojshëm

09 December 2019 21:41

Sociologu e opinionisti Fadil Maloku ngërçin politik në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së nuk e sheh si gatishmëri të tyre për të shkuar në zgjedhje të reja, e as për ndonjë plan tjetër rezervë.

“Sepse, thjesht si të tillë s'ka”, ka thënë ai, në një postim të tij në Facebook.

“Arsyet e vetme për mos shkuarje s'janë vetëm penalltitë (morale, por, edhe ato politike) dhe ndëshkimet e elektoratit racional, i cili LDK-në, mund ta dënojë ashpër shkaku jogatishmërisë për ‘kompromise’”, ka thënë Maloku.

“Por, në kalvarin e ndëshkimit moral (jo edhe aq politik) s'mund të amnistohet as LVV-ja. Dhe atë, jo për ndonjë shkak tjetër, sa shkaku i naivitetit dhe jodjallëzisë për ta finalizuar qeverisjen me ‘rugovistët’ e djallëzuar”, ka shtuar më tej.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme