Të premten grevë në gjithë sistemin arsimor të Kosovës Foto: Koha/Ilustrim

Të premten grevë në gjithë sistemin arsimor të Kosovës

12 December 2019 10:30

Të gjitha universitetet, shkollat, e çerdhet në Kosovë të premten janë në grevë dy orëshe.

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut pas diskutimeve të shumta e duke përcjellë zërin e të punësuarve në arsim, njofton se kanë autorizuar kryetarin e SBASHK-ut dhe kryesinë që në koordinim me Federatën e Sindikatës së Shëndetësisë dhe atë të Policisë të nisin bashkërisht me veprime sindikale.

“Duke u bazuar në këtë dhe në koordinim të plotë me këto dy federata të premten (13.12.2019) mbahet grevë dyorëshe paralajmëruese në çerdhe, në Universitete dhe në të dy ndërrimet e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës me kërkesën drejtuar institucioneve që të punësuarit në arsim dhe gjithë të tjerët pagën e dhjetorit ta marrin bazuar në Ligjin e pagave”, thuhet në njoftim.

• Greva dy orëshe në çerdhe fillon nga ora 6:30 deri në orën 8:30.

• Greva në Universitete greva fillon në orën 8 deri në orën 10:00.

• Greva në shkollat e Kosovës mbahet në dy orët e para në të dy ndërrimet.

“Greva dy orëshe në arsim është alarmi i fundit dhe kushdo që punon për të zhgënjyer punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe të policisë së Kosovës duhet ta dijë se do të përballet me reagimet shumë më radikale sindikale”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

hilmiasllani12/12/2019 14:34

....kjo "grevë" është e nxitur politikihst dhe ketu sbesoj se dikush ka ndonji dilemë. Tragjike per ta dhe mbrapshtinë e njerzve të Kosovës që janë pjesë e ujrave të tilla. Grevë kunder cilës Qeveri? Kend duhet ta rrëzojnë atë që është dor¨¨ehequr apo atë që sështë ndertua ende? Qka është kjo "Grevë" tani ? Ne Interes të kujt është kjo tani?

sabiti12/12/2019 14:35

Sinqerisht do të duhej përkrahur greva nëse: - do të protestohej kundër ngecjes së reformave në arsim - do të protestohej kundër zhgënjimit në PISA - do të protestohej kundër nepotizmit prej ministrie e deri në raportin mësimdhënës - nxënës - do të protestohej kundër cilësisë së dobët të mësimdhënies - do të protestohej kundër teksteve të dobëta - do të protestohej kundër dhunës në shkolla - ...... JA PSE DO TË DUHEJ TË PROTESTONIN MËSIMDHËNËSIT MË TË PAGUAR NË BALLKAN!!

Shto koment

Të ngjashme