E diela me “Koha Ditore” trajton ngërçin politik që ka shkaktuar posti i presidentit

14 December 2019 23:00

Në numrin special të së dielës në Kohën Ditore trajtohen pazaret me president që po bëjnë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Si po e bllokon ky post marrëveshjen për koalicionin qeverisës mes këtyre dy subjekteve?

Shkrimi kryesor me titull “Pazaret me President” tregon për historinë e përzgjedhjes së presidentit të Kosovës, pse për zgjedhjen e kreut të shtetit nuk ka pasur konsensus të plotë dhe si ka ardhur deri te formula për zgjedhjen e tij, e pse nuk ka pasur reformë zgjedhore.

Në këtë numër, mund të lexoni edhe intervistën me profesorin e shkencave politike, Bekim Baliqin, për atë se si posti i të parit të shtetit shkakton kriza politike në Kosovë.

Edhe kolumna i dedikohet gjendjes politike në vend. Brikenda Rexhepi sjell shkrimin e titulluar “Një tango për Presidentin”.

Arsimimi i popullatës së Kosovës përgjatë viteve, trajtohet në fejton.

E në fotoreportazh, mund të shihni fotografi të masakrës së Reçakut.

Reportazhi i këtij numrit sjell teoritë e konsipiracionit dhe atë se çka janë marrë vesh Amerika e Rusia për Kosovën.

Kosovarçja sjell rrëfimin e banorëve të disa fshatrave të Lipjanit që ecin mbi tri kilometra për ujë të pijshëm.

Në faqet e kulturës, mund të lexoni për piktorin e botës së dashurisë, për bateristin që muzikën e ka shok besnik dhe për misionin për ripërdorimin e veshjeve të Gorës.

Përveç këtyre, mund të lexoni edhe një numër shkrimesh të tjera interesante nga vendi e bota.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme