Nesër mot me diell – temperaturat deri në 10 gradë Celsius Foto: Alban Bujari / KD

Nesër mot me diell – temperaturat deri në 10 gradë Celsius

14 December 2019 21:38

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sa i përket fushave barike, IHMK thotë se ato janë në rritje dhe kështu do të vazhdojnë, duke krijuar një situatë stabile meteorologjike.

“Temperaturat minimale do të ulen deri në -1 gradë Celsius derisa në shtresat përdhese do të ketë ngrica të lehta të cilat për ngasësit në trafik do të krijojnë vështirësi. Mjegull parashihet të ketë në ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius”, ka njoftuar IHMK-ja.

Sipas këtij Instituti, edhe Shqipëria do të karakterizohet me mot të mirë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 gradë Celsius në veri deri në 17 gradë Celsius në jug të vendit, ndërsa do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme