Audi TT i ardhshëm, elektrik e me pesë dyer

Audi TT i ardhshëm, elektrik e me pesë dyer

15 October 2019 10:29

Shefat e Audisë më në fund kanë rënë dakord se si do të jetë gjenerata e ardhshme të modelit TT, elektrik e crossover me pesë dyer.

Ka qenë një betejë e ashpër brenda kopanisë gjermane mbi atë se si do të evoluojë modeli i ardhshëm TT, transmeton Koha.net.

Image

Debati për TT e ardhshëm ka filluar qysh në 2014-ën, kur shefi i atëhershëm, Rupert Stadler (tani i shkarkuar dhe i dënuar për skandalin Dieselgate), ka propozuar idenë që ai të jetë një model me benzinë me pesë dyer, Sportback apo crossover.

Që nga atëherë, Audi ka zhvilluar planet e saja për elektrifikim në mas të madhe, si dhe për shkak të zvogëlimit të shitjeve të TT së tanishme, kanë shtyrë këtë kompani që ta rishikoj kompletë modelin e ardhshëm.

Image

Gjatë këtij viti, Audi ka shitur vetëm 8,756 coupe e 3,362 roadster të modelit TT, globalisht.

Gjenerata e katërt e TT do të ketë edhe një emër të ri, eTTron, e që do të jetë krejtësisht elektrike e me pesë dyer.

Audi eTTron pritet të kushtoj rreth 50 mijë euro.

Modeli standard i eTTronit do të ketë një motor të vetëm elektrik i cili prodhon 200 kuajfuqi, ndërsa ai super sportiv TT RS do të ketë dy motor, një para e një pas, e që së bashku prodhojnë 400 kuajfuqi.

Tre lloje të baterive do të ofrohen me eTTronin e ri, 45kWh, 58kWh dhe 78kWh, me të cilat kjo veturë me një mbushje të vetme do të mund të përshkoj nga 321km e deri në 550 kilometra rrugë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme