Për shkak të Sirisë, Volkswagen shtyn vendimin për fabrikën e re në Turqi

Për shkak të Sirisë, Volkswagen shtyn vendimin për fabrikën e re në Turqi

15 October 2019 13:44

"Vendimi për uzinën e re u azhurnua nga bordi i Volkswagen AG", tha zëdhënësi i gjigantit gjerman të makinave, duke shtuar se kompania po shikon me shqetësim zhvillimet aktuale në rajon.

Sot është dita e konfrontimit midis trupave të Damaskut dhe atyre të Ankarasë me rebelët sirianë pro-turke ELS, në qytetin strategjik të Manbij.

Ministria e Mbrojtjes turke ka raportuar se të paktën një ushtar turk u vra dhe 8 të tjerë u plagosën në përleshjet me milicitë kurdë.

Pas kaq ditësh reaksione dhe presione diplomatike ndërkombëtare ndaj Turqise, më në fund sot ka reaguar edhe Kina e cila i kërkoi Ankarasë të "kthehej në rrugën e duhur" të kërkimit për një zgjidhje politike të çështjes dhe garantimin e sovranitetit, pavarësisë, unitetit dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ka reaguar dhe Volkswagen, e cila ka shtyrë vendimin për hapjen e një fabrike në Turqi.

"Vendimi për uzinën e re u azhurnua nga bordi i Volkswagen AG,"- tha zëdhënësi i gjigandit gjerman të makinave, duke shtuar se kompania po shikon me shqetësim zhvillimet aktuale në rajon./shqiptarja

Komentet

Shto koment

Të ngjashme