Mazda zbulon detajet e reja të modelit të saj të parë elektrik Foto: Motor1

Mazda zbulon detajet e reja të modelit të saj të parë elektrik

15 October 2019 19:36

Tetë ditë para debutimit zyrtar, Mazda zbuloi detajet e modelit të saj të parë elektrik.

Mazda EV i parë do të debutojë në Panairin e veturave në Tokio më 23 tetor, duke premtuar një përvojë të veçantë “hapësire” për udhëtarët.

Qëllimi kryesor i Mazdës është që pasagjerët të ndihen rehat në veturë, kështu që pjesa e interierit ka hapësirë të mjaftueshme dhe lidhje më të mirë mes shoferit dhe pasagjerëve.

Blerësit e mundshëm menjëherë do të ndihen të lidhur me veturën, e cila do t’i lejojë të jenë më të lirë dhe pa hequr dorë nga zakonet e tyre të preferuara, sipas Mazdës.

Gjithashtu, materialet eko-miqësore me cilësi unike u përdorën për dizajnimin e interierit./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme