Lumma paralajmëron përforcimin e BMW X7 në 680 kuajfuqi Foto: Lumma Design

Lumma paralajmëron përforcimin e BMW X7 në 680 kuajfuqi

16 October 2019 22:22

Kompania e njohur gjermane Lumma Design ka publikuar disa fotografi përmes të cilave paralajmëron se ka përgatitur paketën “CLR” për modifikimin e SUV-it më luksoz të BMW-së - X7.

BMW X7 me paketën “CLR” është më i gjerë dhe vjen me mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), disa vrima për ajër, kofanon nga fibra të karbonit, pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), mbrojtësin shtesë në çati, mbrojtësin shtesë mbi bagazh, etj, transmeton Koha.net.

  • Foto: Lumma Design
  • Foto: Lumma Design
  • Foto: Lumma Design

Përveç kësaj, ky CLR X7 vjen edhe me sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, set të ri të rrotave nga alumini, interier prej lëkure dy-ngjyrësh me lëkurë, si dhe përforcimin e motorit të versionit BMW X7 50i në 500 kW/680 kuajfuqi.

Promovimi zyrtar i Lumma CLR X7 do të mbahet në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm, ndërsa çmimi i tij do të mësohet së shpejti po ashtu.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme