Volkswagen Tiguan do ketë çmim më të shtrenjtë e nivel më të lartë sigurie

Volkswagen Tiguan do ketë çmim më të shtrenjtë e nivel më të lartë sigurie

17 October 2019 15:00

Me ndryshime e reja që do t’i pësojë Tiguan i ri, që lansohet gjatë vitit që vjen, do të ketë edhe rritje të madhe të sigurisë, si standard në çdo version, transmeton KohaJone.

Por, kjo makinë që ka çmim bazë prej 23,400 euro, do të ketë çmim më të shtrenjtë se modelet aktuale, për 600 euro.

Shtrenjtimi është bërë që t’i rritet siguria, pasi Volkswagen ka integruar në këtë makinë, frenimin emergjent, monitorimin e këndit të vdekur dhe asistimin e pjesës së pasme të makinës.

Derisa ka çmim më të shtrenjtë edhe garancia e Tiguan është më e lartë, pasi që Volkwagen garanton për gjashtë vjet, apo 116 kilometra.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme