Shfaqet fotografia e parë e Jazzit të ri të Hondas

Shfaqet fotografia e parë e Jazzit të ri të Hondas

20 October 2019 18:38

Gjenerata e katërt e modelit nën-kompakt - Jazz, të Hondas do të përdorë teknologjinë i-MMD të cilën e përdori SUV-i CR-V, por me një motor benzinë ​​1.5-litër.

Honda ka publikuar foton e parë paralajmëruese të Jazzit të saj të ri, premiera botërore e të cilit do të mbahet në Tokio më 23 tetor, para hapjes së panairit të veturave.

Jazzi i gjeneratës së re, i quajtur Fit në disa tregje botërore, merr linja më të rrumbullakosura dhe një formë më tradicionale.

Ai do të trashëgojë një kabinë të bollshme nga gjeneratat e mëparshme, ndërsa versioni i ri hibrid do të ketë një sistem nxitje dopio-elektrike, i cili është edhe më kompakt në madhësi sesa fuqia e mëparshme hibride.

Bëhet fjalë për teknologjinë i-MMD (Inteligjente Multi-Mode Drive), e cila është gjithashtu e disponueshme në gjeneratën e re të SUV-it CR-V, por në këtë rast me një motor benzinë 1.5-litër në vend të motorit benzinës me dy litra i-VTEC.

Honda nuk ka zbuluar nëse Jazzi i ri do të shitet edhe në SHBA. Mungesa e një modeli të ri-dizajnuar Fit për tregun amerikan sugjeron që tregu amerikan mund të braktisë këtë segment automobilistik dhe të përfundojë prodhimin e modelit aktual në fabrikën e tij në Meksikë.

Shitjet e Honda Fit në SHBA shënuan rënie prej 17 për qind në periudhën deri në shtator të këtij viti, me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur ishin shitur 27.268 automjete.

Honda ka bërë të ditur në fillim të këtij viti se planifikon të elektrizojë të gjithë gamën e saj të veturave në Evropë deri më 2025. Ndërsa premiera e Jazzit të ri do të mbahet më 23 tetor në Tokio, kompania japoneze do të njoftojë gjithashtu një version të përditësuar “Electric Vision” për Evropën, në një ngjarje të veçantë në Amsterdam./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme