Fordi SUV elektrik i inspiruar në Mustang fotografohet gjatë testimit

Fordi SUV elektrik i inspiruar në Mustang fotografohet gjatë testimit

08 November 2019 20:07

Një prototip i Fordit elektrik i inspiruar në Mustang SUV është fotografuar gjatë testimit i kamufluar tërësisht para debutimit zyrtar.

Kjo veturë do të quhet Mach E ndërsa do të prezantohet më 18 nëntor 2019 e pritet të lansohet gjatë vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net.

Fordi fillimisht ka pasur në planë që të prodhoj një SUV elektrik praktik, por për të qenë në hapë me konkurrentët, tani do të prodhoj një model me performanca sportive.

Fordi pohon se Mach E me një mbushje të vetme të baterive do të mund të përshkoj 600 kilometra rrugë.

Detajet e performanvace të Mach E SUV ende nuk janë zbuluar por pritet që kjo veturë të ketë bateri nga lithiumi.

Fordi ka dyfishuar investimet për veturat elektrike, nga 8 miliardë në 11 miliardë dollarë ndërsa planifikojnë lansimin e 40 modeleve të veturave elektrike deri në 2022-ën.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme