Inkas Sentry Civilian, SUV-i i blinduar për njerëzit që u frikësohen sulmeve Foto: Top Gear

Inkas Sentry Civilian, SUV-i i blinduar për njerëzit që u frikësohen sulmeve

18 November 2019 09:43

Inkas Sentry, është SUV-i i bazuar në modelin F-550 të Fordit për njerëzit që kanë nevojë për një mbrojtje serioze.

Për vitin 2020, kompania prezanton Sentry Civilianin si versionin e parë të automjetit në dispozicion për publikun e gjerë, shkruan “Motor1”.

Inkas Sentry Civilian ka motor dizel 3.7-litër V8 Turbo me kapacitet prej 330 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 10 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, transmeton Koha.net.


Lexo edhe: 

SUV-i i ri i blinduar i Range Roverit që u përballon bombave dhe armëve AK-47 ose AR-15 [foto/video]


Sentry Civilian, po ashtu, vjen me amortizatorët e rinj, sistemin më të fortë të frenimit, sistemin për vizion gjatë natës, sistemin për mbrojtje kemikale, si dhe kamerën 360-shkallësh.

Gjithashtu, ky SUV i blinduar vjen edhe me nivelin BR6 të mbrojtjes, që nënkupton se mund t’u rezistojë sulmeve me armë zjarri dhe granatave dore gjermane DM51. Ka edhe një sistem pastrues në mënyrë që pasagjerëve t’u ofrojë më shumë siguri.

Inkas Sentry Civilian u dedikohet njerëzve që frikësohen nga sulmet. Për shkak të kësaj, interieri i tij është mjaftë luksoz dhe ka hapësirë për gjashtë persona – dy përpara dhe katër në pjesën e pasme. Po ashtu, blerësit mund të zgjedhin asistentin digjital të Applet, Amazanonit apo Googlet.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme