Fillon prodhimi i BMW M8 Gran Coupe, versioni më i fuqishëm kushton 176 mijë euro Foto: Motor1

Fillon prodhimi i BMW M8 Gran Coupe, versioni më i fuqishëm kushton 176 mijë euro

19 November 2019 17:00

Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, BMW, në fabrikën Dingolfing në Gjermani, zyrtarisht ka filluar prodhimin serik të modelit M8 Gran Coupe.

Në këtë fabrikë do të prodhohen deri në 60 njësi M8 në ditë, 40 për qind nga të cilat do të jetë versioni M8 Gran Coupe.

Në fabrikë, po ashtu, prodhohen edhe modelet M8 Coupe, M8 Cabrio, Series 7, 6, 5, 4 dhe 3, në total 1,500 automjete në ditë, transmeton Koha.net. Vitin e kaluar janë prodhuar rreth 330,000 automjete.

BMW M8 Gran Coupe nën kofano ka motorin 4.4-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 600 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi.

Përveç kësaj, në dispozicion do të jetë edhe versioni më i fuqishëm - M8 Competition Gran Coupe me 625 kuajfuqi. Ky version, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,2 sekonda dhe atë maksimale deri në 250 km/h, ndërsa me paketën “M Drivers” deri në 305 km/h.

Gjithashtu, ky model peshon 1,980 kilogramë dhe kapacitetin e bagazhit e ka 440 litra.

Pjesë e paketës “M”, po ashtu, është edhe aerodinamika “agresive” nga fibra të karbonit (mbrojtësi i përparmë shtesë – spoiler, vrima për ajër, mbrojtësi shtesë i pasmë – difuzer, mbrojtësi shtesë i pasmë – spoiler), maska e përparme me ngjyrë të zezë, amortizatorët sportiv, sistemi i tërheqjes me të gjitha rrotat – xDrive, sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave, rrotat “M” 20-inçësh nga alumini, frenat më të forta, si dhe interier të modifikuar me ulëse sportive dhe timonin “M”, instrument-tabelën digjitale, ekranin Head-up Display, etj.

Si opsion për zgjedhje do të jetë në dispozicion edhe paketa “M Carbon” për eksterier i cili shton më shumë pjesë nga fibra të karbonit.

Sa i përket çmimit, M8 Gran Coupe në Gjermani kushton 168,000 euro ndërsa M8 Competition Gran Coupe 176,000 euro.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme