Zviceranët përforcojnë X3-shin dhe X4-shin në version M të BMW-së

Zviceranët përforcojnë X3-shin dhe X4-shin në version M të BMW-së

06 December 2019 09:28

Kompania zvicerane që merret me modifikimin e veturave, Dahler, ka ofruar oferta për modifikimin e modeleve X3 dhe X4 të BMW-së ndërsa tani është marrë edhe me versionin M të tyre.

Dahler për BMW X3 M ofron set të ri të rrotave 21 dhe 22-inçësh, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave nga çeliku, si dhe paketën për përforcimin e motorit, transmeton Koha.net.

Do të thotë se nën kofanon e këtij X3 M qëndron motori 3.0-litër me 6 cilindra i përforcuar në 610 kuajfuqi.

Gjithashtu, Dahler ka zgjedhur edhe mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), amortizatorët e modifikuar, si dhe paketën “Stage 2” për përforcimin e motorit.

Të gjitha detajet e mësipërme vlejnë edhe për BMW X4 M.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme