Jaguar Land Rover sjell Velarin e ri në seri të kufizuar Foto: Auto Car

Jaguar Land Rover sjell Velarin e ri në seri të kufizuar

10 December 2019 21:31

Kompania e njohur britanike Jaguar Land Rover, ka prezantuar Range Rover Velarin e ri emri i plotë i të cilit është Velar R-Dynamic Black Limited Edition. Ai do të prodhohet në seri të kufizuar prej 500 njësi.

Për këtë kreacion të ri të JLR-së, si bazë ka shërbyer Velar D180 R-Dynamic SE, transmeton Koha.net. Velari i ri karakterizohet ngjyrë gri ose të zezë të karrocerisë, paketën “Black Exterior”, xhamat e errët, çatinë panoramike nga xhami, rrotat 21-inçësh me ngjyrë të zezë shkëlqyese, amortizatorët “Adaptive Dynamics”, interier me lëkurë, timonin me ngrohje, etj.

Nën kofano, ky Range Rover Velar R-Dynamic Black Limited Edition ka motorin dizel 2.0-litër me kapacitet prej 180 kuajfuqi në kombinim me marshin automatik dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Gjithashtu, ky Velar i ri JLR-së shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 8,4 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 201 km/h.

Porositë për Range Rover Velar R-Dynamic Black Limited Edition tashmë kanë filluar të pranohen në Britani të Madhe, ndërsa çmimi i tij atje është 56,995 funte (rreth 68,000 euro).

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme