Audi zbulon modelet e reja të RS 5 Coupe dhe Sportback

Audi zbulon modelet e reja të RS 5 Coupe dhe Sportback

11 December 2019 09:36

Audi ka përditësuar RS 5 Coupe dhe RS 5 Sportback për 2020-ën.

Ndryshimet nga jashtë kanë bërë që të ndajnë modelet sportive Coupe e Sportback nga vargu tjetër i modeleve A5.

Nga para, këta modele kanë një gril më të madh të inspiruar nga RS 6 e RS 7 i ri, transmeton Koha.net.

Boshti i rrotave është për 40mm më i gjerë nga para e pas, krahasuar me modelin standard A5, rrota të reja 19 inç dhe drita të reja LED.

RS 5 Coupe e Sportback i janë shtuar edhe dy ngjyra të reja për tu zgjedhur, njëra e kaltër turbo dhe tjetra e kuqe Tango.

Nga brenda, RS 5 i janë bërë përditësimet e njëjta teknologjike sikurse edhe të gjithë vargut A5.

Motori mbetet i njëjtë, 3.0 litërsh V6 twin-turbocharged i cili prodhon 444 kuajfuqi si dhe do të ketë sistemin Quattro me të gjitha rrotat aktive.

Audi RS 5 Coupe dhe Sportback shpejtësinë nga 0 në 100km/orë e arrijnë për 3.9 sekonda ndërsa atë maksimale të limituar në mënyrë elektronike në 250km/orë, e cila mund të rritet në 280km/orë për një kosto shtesë.

Shitjet e tij do të fillojnë qysh tani e që të dy ka të njëjtin çmim fillestar, prej 83,500 euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme