Debuton GLA i ri, vjen me inteligjencë artificiale dhe funksion të vetë-larjes Foto: Motor1

Debuton GLA i ri, vjen me inteligjencë artificiale dhe funksion të vetë-larjes

11 December 2019 18:06

Prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, Mercedes, zot ka mbajtur promovimin zyrtar të gjeneratës së re të Crossoverit të vogël – GLA, i cili vjen me platformën MFA2.

Kjo nënkupton që për dallim nga modeli i deritanishëm, GLA i ri ka boshtin më të gjatë për 30 mm, 14 litra bagazh më të madh (435 në total) dhe 116 mm më shumë hapësirë për pasagjerët në pjesën e pasme, transmeton Koha.net. Po ashtu, GLA II është edhe më i lartë për 104 mm (tani 1.6 metra), më i gjerë për 30 mm (1.8 metra në total) por edhe 14 mm më i shkurtër (tani 4.4 metra) për dallim nga modeli paraprak.

Përveç gjeneratës së re të A-Classës, CLA-së dhe GLB-së, edhe GLA i ri do të vijë me enterier modern, që përfshinë instrument-tabelën digjitale (me ekran nga 7.0 deri 10.25-inç, varësisht nga versioni), materiale cilësore, ulëset me ngrohje dhe masazh, etj.

Gjithashtu, enterieri i këtij Crossoveri të ri të Mercedesit karakterizohet me sistemin MBUX (Mercedes-Benz User Experience) për argëtim dhe informim, i cili ka aftësinë të mësojë falë inteligjencës artificiale, sistemin inteligjent për drejtim përmes zërit, kamerën 360-shkallësh, si dhe me funksionin për larjen e veturës i cili pas aktivizimit palos pasqyrat dhe mbyll të gjitha dritaret, duke përfshirë edhe atë të tavanit.

Sa i përket gamës së motorëve, GLA i ri, varësisht nga tregu, do të ofrojë këta motorë benzinë: 1.33-litër me kapacitet prej 163 kuajfuqi (versioni GLA 200) dhe 2.0-litër me 224 kkuajfuqi (versioni GLA 250), si dhe 2.0-litër me 306 kuajfuqi (versioni Mercedes-AMG GLA 35), përcjell Koha.net. Po ashtu, do të ofrojë edhe motorët dizelë specifikat e të cilëve ende nuk i ka zbuluar, por pritet të jenë në dispozicion motorët 1.5-litër me 116 kuajfuqi dhe 2.0-litër me 150 dhe 190 kuajfuqi.

Gjithashtu, disa nga versionet e GLA-së së re do të jenë në dispozicion me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, 4Matic, si dhe me paketën “Off-Road Engineering”.

Mercedes GLA II, po ashtu, do të vijë edhe me sistemin automatik të frenimit (me shpejtësi deri në 60 kilometra në orë), sistemin për shikimin e këndit të vdekur, sistemin për qëndrim të veturës në korsi, etj.

Gjenerata e dytë e GLA-së, po ashtu, në tregun evropian do të jetë në dispozicion nga pranvera e ardhshme, ku në Gjermani versioni bazë do të fillojë të shitet me çmim më pak se 35,000 euro ndërsa për prodhimin e saj përgjegjës do të jetë fabrika në Gjermani dhe në Pekin, Kinë (kjo e fundit vetëm për nevojat e tregut kinez).

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme