BMW më në fund shton “Android Auto” në veturat e saja

BMW më në fund shton “Android Auto” në veturat e saja

12 December 2019 15:34

Pronarët e veturave të BMW-së qe shumë kohë janë duke e kërkuar sistemin e Google për veturat e tyre.

Të gjithë ata që kanë smartfonë me sistem operativ Android, nuk kanë mundur të qasen në BMW-të e tyre nga ta, transmeton Koha.net.

Kjo më në fund do të bëhet e mundur, pasi BMW ka deklaruar se nga mesi i 2020-ës, “Android Auto” do të shtohet në të gjitha modelet e saja.

Ashtu sikurse edhe në po thuajse çdo markë tjetër, integrimi i Android Auto’s do t’i lejoj përdoruesit që të qasen më lehtë në navigacion, muzikë e aplikacione të mesazheve nga ekrani i veturës së tyre, transmeton Koha.net.

“Shumë nga konsumatorët tanë kanë vënë në pah rendësin e të pasurit Android Auto brenda BMW-së për përdorimin e një numër të madh të tipareve të smartfonëve me android”, ka thënë shefi i shitjeve të BMW-së, Peter Henrich.

BMW do të prezantoj integrimin e Android Auto’s për herë të parë gjatë panairit të elektronikës në Las Vegas, i cili mbahet në janar të vitit të ardhshëm.

Duke filluar nga mesi i 2020-ës, Android Auto do të jetë në dispozicion për konsumatorët e saj në 20 shtete, e më pas edhe në të gjithë botën.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme