Audi feston 25 vjetorin e modeleve RS, prezanton përditësime unike

Audi feston 25 vjetorin e modeleve RS, prezanton përditësime unike

13 December 2019 13:26

2019-ta ka qenë viti më i ngarkuar ndonjëherë për Audi Sport RS, duke konsideruar numrin e madh të modeleve të lansuar.

Për të festuar 25 vjetorin e fillimit të tij, Audi do të prezantoj një paketë të re të përditësimeve të quajtur “Four Rings”, transmeton Koha.net.

Kjo paketë ofrohet për modelet TT RS Coupe, RS4 Avant, RS5 Coupe, RS5 Sportback, RS 6 Avant e RS7 Sportback, ku përfshihen ndryshime të inspiruara në RS-in origjinal të vitit 1994.

Audi tashmë është duke ofruar këtë paketë ndryshimesh të quajtur “RS 25 Years Anniversary Package” në Evropë, me një çmim prej 9,350 euro për TT RS Coupe, 10,900€ për RS4 Avant, RS5 Coupe e RS5 Sportback ndërsa për RS6 Avant e RS7 Sportback për 14,500 euro.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme