Berlusconi nga spitali në Parlamentin Europian

Berlusconi nga spitali në Parlamentin Europian

28 May 2019 15:43

Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi iu nënshtrua një operacioni në mes të fushatës për zgjedhjet evropiane dhe teksa të gjithë ishin të shqetësuar për shëndetin e tij, ai pati një rikthim triumfues, pasi u zgjodh eurodeputet.

Zgjedhja e tij eurodeputet është hapi i parë i ish-kryeministrit Italian për t'iu rikthyer fuqishëm politikës, edhe pas problemeve të shumta shëndetësore. Gjykata italiane vitin e shkuar ia hoqi masën që e ndalonte të merrte poste publike, pasi u detyrua të hiqte dorë nga vendi i tij në parlament pas një dënimi për mashtrim me taksat në 2015.

Ndërkohë një shqiptare ka dalë fituese në zgjedhjet e Italisë. Bëhet fjalë për Elona Demin (në foto me ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi)e cila ka dalë fituese në zgjedhjet vendore. Kandidate në listën e qendrës së majtë italiane, 38 vjeçarja shqiptare, ka fituar postin e këshilltares në komunën Sorbola Mezzani në provincën e Parmës. E lindur në qytetin e Sarandës, ajo është diplomuar në Universitetin e Bolonjës për Juridik e në Universitetin e Parmës për gjuhë të huaja e punon si profesioniste e lirë në fushën e gjuhësisë e përkthimit

.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme