Trumpi kërkon marrëveshje të re bërthamore mes Rusisë dhe Kinës

03 August 2019 19:33

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se dëshiron që të arrihet një marrëveshje e re bërthamore në mes të Rusisë dhe Kinës. Ai tha se idenë e këtij pakti e ka diskutuar me përfaqësuesit e të dyja vendeve, të cilat, sipas tij, janë “shumë të entuziazmuara”.

Duke e quajtur si “një gjë të shkëlqyeshme për botën”, Trump u shpreh optimist se mund të arrihet pakt i ri mes shtetesh, transmeton KTV. “Kina ishte e emocionuar për të folur rreth paktit. Njësoj ishte edhe Rusia. Andaj, unë mendoj se shpejt do të kemi një marrëveshje të tillë”, u tha presidenti i SHBA-së gazetarëve.

Ky propozim i presidentit Donald Trump, erdhi pas largimit të SHBA-së nga traktati kryesor bërthamor me Rusinë.

SHBA-ja e akuzoi Moskën se kishte shkelur paktin, pasi kishte vendosur një lloj të ri të raketave. Mirëpo, këto pretendime të amerikanëve, i ka mohuar shteti rus.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme