Kërcënonte prej vitesh ish-ambasadorin e BE në Tiranë, arrestohet 41-vjeçarja

Kërcënonte prej vitesh ish-ambasadorin e BE në Tiranë, arrestohet 41-vjeçarja

04 October 2019 13:26

Diplomati i lartë, Ettore Sequi, që pak kohë më parë është emëruar si shef i kabinetit të ministrit të Jashtëm italian, Luigi Di Maio, ka denoncuar një grua që sipas tij e shantazhonte dhe e kërcënonte pas një lidhje të shkurtër mes tyre.

E akuzuara është 41-vjeçarja Valentina Pizzale, skenariste e televizionit shtetëror RAI dhe e disa filmave dhe serialëve, dhe është arrestuar dy ditë më parë nga forcat e policisë në banesën e saj në Romë.

Sipas hetuesve, diplomati dhe skenaristja kishin patur një marrëdhënie në vitin 2017, por Sequi ishte tërhequr për mungesë interesi për të vazhduar lidhjen. Nga ai moment, 63-vjeçari ka qenë pre e kërcënimeve të gruas, me mesazhe telefonike por edhe duke e ndjekur.

Pas disa tentativave për të rregulluar situatën në mënyrë paqësore, ambasadori nuk i mbeti mundësi tjetër pos denoncimi i gruas që e persekutonte.

Sequi është një nga diplomatët e huaj më të pranishëm në Shqipëri. Pas eksperience të parë si zëvendës ambasador italian, nga prilli i vitit 2000 deri në dhjetorin e vitit 2004, Sequi u rikthye në Tiranë në vitin 2011 deri në 2014, tashmë me titullin e kreut të delegacionit të BE/A2CNN.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme